web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avicii- Lamtumira e fundit me një funeral privat dhe së shpejti një album i ri me 200 këngë

23 Maj 2018, 13:22, Aktualitet CNA

Avicii do të marrë lamtumirën e fundit në një funeral krejtësisht privat. Ka qenë familja e tij që e ka bërë të ditur këtë për revistën ?Billboard?. Trupi i tij u gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Oman me 20 prill. ?Ai nuk mund të shkonte më tej, sepse donte te gjente paqe? ? u shpreh familja e tij . Ndërkohë po merr formë edhe hipoteza për një album të ri pas vdekjes.

Ka patur shumë kërkesa në lidhje me funeralin e Aviciit, por familja e Tim (Aviciit) ka konfirmuar se funerali do të jetë vetëm me njerëzit që kishte më afër dhe krejtësisht privat. Familja e tij gjithashtu i ka bërë thirrje mediave që ta respektojnë këtë vendim të tyre.

Në edicionin e fundit të ?Billboard Awards? Avicii ishte i nominuar në kategorinë Top Dance/ Electrinc Album. Çmimi është fituar nga The Chainsmokers dhe në momentin e tërheqjes së çmimit dueti amerikan i përbërë nga Andrew Taggart dhe Alex Pall kanë nderuar kolegun e tij duke u shprehur se ndarja nga jeta e Aviciit ishte një humbje e madhe për muzikën dhe se ai ishte një artist i madh dhe një burim frymëzimi për shumë gjithçka.

Billboard Music Awards

?@BBMAs

Nothing but love for Avicii from @TheChainsmokers & @halsey as they present the for Top Hot 100 Song. ?

4,843

1,351 people are talking about this

 

Siti suedez ?Aftonbladet? ka shkruar se Avicii mund të ketë rreth 200 këngë të përfunduara dhe gati për tu publikuar . Familja e tij duhet të jap miratimin për tu publikuar dhe sipas tyre një album mund të publikohet në fund të vitit 2018-të.





Lajmet e fundit nga