E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis fletë thirrje Edi Ramës, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, ndërkohë kryeministri hedh ?bombën? në oborrin e selisë blu: ?Pas 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës nga policia e Ministrit Fatmir Xhafa fshihen drejtues të lartë të PD-së. ?Audio incizimi?, sajesë dhe hakmarrje e PD-së?
Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton me intensitet për ?audioincizimin? e servirur publikut prej PD-së. Dje ishin për dëshmi deputetët Enkelejd Alibeaj, Edvin Saliani, ish-ministri Gazmend Bardhi, dëshmitari ?X?, Albert Veliu dhe deri te gazetari që mori përsipër përgjimin, Jetmir Olldashi. Pritet ti shkojë fletëthirrja edhe Lulzim Bashës. Por veç palës akuzuese dhe autorit që bënë përgjimin, në Prokurori pritet të thirren dhe përfaqësuesit e mazhorancës, konkretisht kryeministri Edi Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që në hetime do të dëshmojnë gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë çështje delikate. Ndërkohë janë firmosur fletë thirrjet për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Fletëthirrjet janë në cilësinë e dëshmitarit që ka dijeni për ngjarjen e cila mbetet objekt hetimi penal. Ndonëse formalisht teksti I fletë thirrjes shkruan se ?ne rast mosparaqitje do të merreni forcërisht nga policia??.
Veç akuzave të PD, kryeministri Edi Rama u përfshi në ngjarje në momentin që deklaroi në cilësinë e kreut të qeverisë dhe kreut të Partisë Socialiste qëndrimin e tij ku hodhi poshtë audio-përgjimin si të falsifikuar dhe të pavërtetë.
Më datë 16 maj 2018 kryeministri Rama i kthyer me urgjencë nga takimi me Presidentin francez Emanuel Macron foli, ndër të tjera, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS për sulmet ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndër të tjera kryeministri tha se ?? qoftë nga përgjigja që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart, prej të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtarie të paligjshme të vëllait të ministrit të Brendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive, sepse ne nuk jemi njësoj, nuk jemi si ata dhe kjo është e vërteta që ne respektojmë. Që do të thotë se më mjaftojnë mua si Kryeministër për të krijuar bindjen që ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente, nevojën urgjente për një hetim shterues të prokurorisë. Sepse mua në këtë rast më takon gjykimi politik, por jo ai ligjor e ai penal. Në asnjë rast?.
Çështja është bërë shumë e ndjeshme, pasi PD insiston se ka shkelje të ligjit duke akuzuar vëllain e ministrit si të përzier në drogë. Nga ana tjetër PS-ja dhe zyrtarë të lartë të qeverisë i mohojnë në mënyrë kategorike akuzat e PD. Prova më e fortë që kryeministri dhe gjithë mazhoranca përmendin është analiza laboratorike e përgjimit të pretenduar nga PD. Në mënyrë zyrtare nuk ka asnjë dokument të publikuar për këtë analizë, por deklarimet e kryeministrit flasin se kemi të bëjmë me një falsifikim flagrant, sipas tij. Nëse ky pretendim i mazhorancës do të vërtetohet edhe nga analizat ligjore të Prokurorisë për Krimet e Rënda, atëherë gjithë fushata e PD rrezikon të kthehet në mashtrimin më të madh ndaj opinionit publik.
Një mashtrim ndaj të cilit PD nuk do të paguajë vetëm koston morale, por edhe atë ligjore. Në këtë denoncim të PD ka mjaft gjëra që nuk rakordojnë duke nisur që më autorin e përgjimit që fillimisht u prezantua si ?material? ekskluziv i PD nga Salianji. Më pas u servir me logon e partisë nga Lulzim Basha, derisa në skenë doli identiteti i dëshmitari ?X? Albert Veliu. Por edhe ky i fundit tha se nuk e kishte bërë përgjimin duke ia lënë autorësinë gazetarit Jetimir Olldashi. Të gjitha këto të panjohura lidhur me këtë denoncim pritet të marrin përgjigje nga hetimi i prokurorisë. E njëjta gjë vlen dhe për të kundërtën, pra nëse mazhoranca po luan bllofin dhe gjithë fushata mbrojtëse e Edi Ramës nuk provohet me fakte. Nëse mazhoranca del bllof me këtë mbrojtje, atëherë qeveria ndodhet para një skenari apokaliptik që nuk ndalon vetëm te vëllai i ministrit, por merr gjithë qeverinë.
Për shkak se ky hetim është më i rëndësishmi i viteve të fundit për Prokurorinë tani është koha të tregojë se mbi interesat e partive qëndron ai i vendit. Janë një sërë pyetjesh që presin përgjigje sa më parë dhe para ditës kur është dhe protesta e opozitës. Deri të shtunën ka vend për logjikën e fakteve që rrëzojnë pretendimet e PD, më pas në protestë është logjika e turmës.
Por mbrëmë kryeministri nga Gjirokastra tha për gazetaren Mirela Milori se nuk ka asgjë të vertetë në këtë histori e cila është e sajuar fund e krye. Por kjo duhet dëshmuar para prokurorisë, ndaj e kanë thirrur në prokurori. Megjithatë kryeministri po nga Gjirokastra ka lëshuar një bombë kur tha se ?Pas 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës nga policia e Ministrit Fatmir Xhafa fshihen drejtues të lartë të PD-së. ?Audio incizimi?, sajesë dhe hakmarrje e PD-së?.
Tashmë më këtë hetim njera forcë politike do të digjet para opinionit publik. Cila do të dalë se gënjen, ikën nga besueshmeria e publikut duke rënë në humnerë, shkruan gazeta ?Koha Jonë?.
Cila parti, PD apo PS, po mashtron mbetet të vertetohet nga organi i prokurorisë.
“Lufta” që Top Channel i ka hapur Gjykatës së Lartë është dë...
Një reagim thuajse në histeri dhe tepër pa kuptim ka plasur ...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije se ka hyrë...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me kthjell...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse nuk doni të bëni një ndrysh...
Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri i Brendshëm, Fat...
Jetmir Olldashi i shndërruar në personazhin më të rëndësishë...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emis...
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka pranuar mbrëmjen e sot...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion...
Gazetari Jetmir olldashi, në një intervistë në emisionin “Op...
Gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, personi që ka pohuar...
Çështja e audiopërgjimit të publikuar nga PD ku vëllai i min...
Gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, është i ftuar në stu...
Kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë mundësinë e një qeve...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Mirela...
Gazmend Bardhi, ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë Teknik...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka dalë kundër deklar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...