web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi për vëllain e Xhafajt/ Lubonja sulmon Ministrin dhe Prokurorinë

21 Maj 2018, 20:18, Aktualitet CNA

Çështja e audiopërgjimit të publikuar nga PD ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, implikohet në trafikun e drogës, është diskutuar në emisionin e sotëm ?Studio e hapur? në News24. Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri Xhafaj dhe Prokuroria nuk duhet ta kishte lejuar largimin e Agron Xhafajt në Itali për të vuajtur atje dënimin për trafik droge.

Analisti Lubonja tha se edhe prokuroria duhet të kishte kërkuar ballafaqim të Agron Xhafajt me Albert Veliun.

?Nëse Agron Xhafaj thotë ?sjam unë? pse duhet ta çonin në Itali? Vetë Xhafaj nuk duhet ta lejojnë, por edhe prokuroria nga ana ligjore sduhet ta lejonte. Duhet të kishte ballafaqim me Veliun. Të gjitha sa kanë dalë më çojnë te vërtetësia e audio përgjimit. Tani thonë se ?është Xhafaj?, por nuk është ky muhabeti. Të tjerë thonë që nuk është Xhafaj, por është një aktor?, u shpreh analisti Fatos Lubonja.





Lajmet e fundit nga