web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Na quajti kriminelë dhe egërsira, këngëtarja serbe pendohet dhe na përshëndet shqip

18 Maj 2018, 10:40, Lifestyle CNA

Këngëtarja serbe Jerena Karkleusa i habiti të gjithë kur deklaroi hapur se Kosova nuk duhet të jetë në UNESCO dhe tha se të gjithë shqiptarët janë kriminelë.

Gjithashtu, në një status në profilin e saj në Facebook, ajo sulmoi hapur ambasadoren e Kosovës, Rita Orën.

?Të nderuar vëllezër kroat, unë nuk jam egërsirë, egërsira janë këta që po i shkatërrojnë dhe po na i vjedhin monumentet historike. Unë jam njeri i arsyeshëm, që është kundër këtyre barbarëve. F**k it nëse është Rita Ora apo kushdo tjetër që mendon se duhet të hesht. Unë s?kam qëndruar e heshtur për Srebrenicën dhe s?do të hesht as për këtë.?- tha ajo.

Mirëpo siç duket, këngëtarja serbe e ka lënë pas gjithçka. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Prive’ dhe i ka habitur të gjithë kur ka folur shqip dhe ka përshëndetur të gjithë shqiptarët.





Lajmet e fundit nga