web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen “mat” duke transportuar drogë me makinë/ Ja si e pësojnë tre vlonjatët

18 Maj 2018, 13:21, Kronika CNA

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tepelenës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jenë kapur duke transportuar me makinë 31.45 kilogram kanabis.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Klerdi Graçi, 33 vjeç,
Aulon Milo, 31 vjeç, dhe Aleksandros Vasili, 26 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Ndërsa është shpallur në kërkim për shtetasin E.Zh, 31 vjeç, banues në Tepelenë pasi: Në aksin rrugor Bënçë-Progonat , në afërsi të fshatit Bënçë, Tepelenë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel me targa AA927RJ me drejtues mjeti një shtetas i cili i është larguar punonjësve të policisë, dhe pasagjer shtetasin Klerdi Graçi u gjet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, me peshë 31.45 kilogram.

Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E.ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip Audi, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip Jeep pa targa. U bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe mjeteve.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? e kryer në bashkëpunim, neni 283/2 i Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga