web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi për Xhafajn/ Krimet e Rënda nuk ju ndahen zyrtarëve të PD, ja kur pritet “përballja”

18 Maj 2018, 09:55, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur sërish tre zyrtarët e Partisë Demokratike, për tu marrë në pyetje në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj.

Në thirrjen e Prokurorisë kërkohet të paraqiten Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, tre demokratët që kanë bërë edhe denoncimet për këtë çështje, duke nisur me dënimin në Itali të Agron Xhafaj, më pas me akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka ndryshuar kodin penal për të mbrojtur vëllain e tij e deri tek publikimi i audio përgjimit.

Pasi tre zyrtarët e PD nuk u paraqiten dje për shkak të punimeve të seancës plenare të Kuvendit, prokuroria i thërret të hënën.

Shkresa e Prokurorisë për 3 zyrtarët ka mbërritur në PD dhe mësohet se ata do pyeten nga prokurorët P.Kulluri dhe G.Osmanaj.





Lajmet e fundit nga