web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë, një paradë trupash ‘të zhveshur’!

12 Maj 2018, 11:25, Lifestyle CNA

Festivali i 71 i filmit në Kanë 2018 qenka i mbushur plot me të papritura! Pasi pamë që Kristet Stewart-it ia mori mendjen Cate Blanchet duke ia ngulur sytë për orë të tëra, menduam se me fustanet nuk do kishim të papritura. Por siç është bërë zakon, fustanet ?e zhveshur? nuk mungojnë as në tapetin e kuq të festivalit prestigjoz.

Disa yje nuk preferojnë shumë elegancën, por gjithnjë e më tepër po e drejtojnë vëmendjen tek ekstravaganca. Më poshtë, kemi paraqitur disa nga fustanet që ranë në sy menjëherë!

Supermodela Irina Shayk me një fustan të hapur në lartësinë e kofshëve deri tek beli nga Vercace.

Léa Seydoux me një fustan transparent në pjesën e poshtme nga Louis Vuitton.

Deepika Padukone me Zuhair Murad; i qëndisur me detaje që zbulojnë pjesën e kofshëve dhe shpinës.

Me një fustan të Elie Saab, Nieves Alvares u paraqit kështu:

#FreetheNipple, kjo e ftuar nuk nguroi të ekspozonte gjoksin me fustanin e zi, transparent në pjesën e sipërme.

Cheryl Cole me Zuhair Murad.

Chantel Jeffries veshi këtë fustan me shkëlqim metalik.

Ndërsa Arya Hargate preferoi këtë fustanin-tyl të mbushur me detaje të çmuara dhe të qëndisura nga Ralph & Russo.

Jean-Paul Benielli veshi Tallia Storm-in,

e cila preferoi edhe një tjetër, të ngjashëm në stil me të parin.

Pak më ndryshe se të tjerat, Victoria Bonya balancoi si të thuash stilin elegant me atë ekstravagant.

Nuk është hera e parë në në Festivalin e Filmit në Kanë yjet vishen me fustane të tillë. Mjafton të përmendim Bella Hadid, që në vitin 2016 veshi një fustan të kuq, të çarë (shumë të çarë) në njërën kofshë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për paraqitjen e Bella-s në festivalin e një viti më vonë.





Lajmet e fundit nga