web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rifillon seanca parlamentare/ Rama merr fjalën, opozita largohet nga salla

10 Maj 2018, 10:31, Aktualitet CNA

Seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur, pas një ndërprerje disa minuta, ndërkohë deputetët e opozitës kanë braktisur sallën.

Kujtojmë këtu se seanca u ndërpre për disa minuta, pasi opozita bllokoi foltoren e Kuvendit.

Deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe rrethuan foltoren, kur Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i mbylli mikrofonin kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilit i kishte mbaruar koha e caktuar.

Seanca ka rifilluar pas disa minutash, dhe fjalën e ka marrë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ju përgjigj akuzave të opozitës  për ministrin Xhafaj.

Rama i quajti akuzat e opozitës si një orvatje e re histerie, ndërsa theksoi se ?PD po bën garë se kush do të hedhë baltë më shumë?.

Kryeminstri tha se akuzat janë një avaz i vjetër i opozitës. Ai tha se nëse këto sulme do qëndronin dhe do ishin të vërteta, të parët do kishin reaguar ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE. Sipas kreut të qeverisë, qëndrimet e opozitës janë në vijim të sjelljes për të bllokuar çeljen e negociatave me BE-në./ CNA.al





Lajmet e fundit nga