web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trendi më i ri i vetullave prezantohet nga Rihanna/ Do guxonit dhe ju?

8 Maj 2018, 20:40, Lifestyle CNA

Mbrëmjen e djeshme në Met Gala, këngëtarja e njohur Rihanna ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për veshjen, e cila ishte e përshtatur me veshjen e Papës por edhe për grimin e saj.

Riri i ka qëndruar besnike një grimi thuajse natyral dhe aspak të rënduar, por ajo që na tërhoqi vëmendjen janë pikërisht vetullat e saj. Ajo i ka rruajtur dhe i ka pikturuar ato me një ngjyrë natyrale.

Rikujtojmë se deri pak më parë trend i momentit kanë qenë vetullat e trasha dhe të plota por pasi pamë Ririn në Met Gala, ku i dihet ndoshta e provojmë edhe ne.

Gjithësesi kjo është një zgjedhje mjaft e guximshme dhe nuk është hera e parë që këngëtarja eksperimenton me pamjen e saj. Mbetet për tu parë nëse ky do të karakterizohet si trend i momentit.

 





Lajmet e fundit nga