Petrit Vasili shpjegon mosbindjen e deputetëve të LSI
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integri, Petrit Vasili...
Fiks Fare iu rikthye mbrëmjen e sotme temës së sigurisë ushqimore, duke denoncuar një skandal për miellin e bukës që përdoret në Shqipëri.
Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më I ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, I cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %. Fiks Fare ka kryer analizat e miellit që është sot në tregun shqiptar, një pjesë e madhe e të cilit ka rezultuar me proteina nën nivelin e lejuar.
Në Shqipëri, buka është burimi kryesor i ushqimit. Sipas Institutit të Statistikave çdo Shqiptar konsumon mesatarisht rreth 400 gramë bukë në ditë. Bashkimi Europian, nivelin e proteinës tek buka e ka të miratuar 14%, ndërsa në vendin tonë është 12.5%. Po a konsumojnë shqiptarët bukë me nivel proteine 12.5%?
Vendimi i ish-Ministrit Panariti në vitin 2014 për lejimin e importit të miellit me cilësi nën 12 % hapi në të vërtetë rrugën e abuzimit, duke lejuar që në vendin tonë të importohej edhe miell me nivel proteine më të ulët që do të ishte për biskota, ëmbëlsira etj. Miell dhe grurë që do të importohej kryesisht nga Serbia dhe Rusia. Në atë kohë në daljet publike Ministri këmbëngulte se analizat e këtyre importeve dilnin brenda normës. Sipas tij buka bëhej vetëm me miell, maja dhe ujë dhe analizat e kryera dilnin brenda normës së lejuar.
Por si është gjendja pas 4 viteve, që është marrë ky vendim. Thuajse të gjitha furrat e bukës, sot prodhojnë edhe ëmbëlsira. Kjo e bën akoma më të vështirë gjurmueshmërinë e Inspektorëve të AKU-së të cilët nëse në furrat e bukës gjejnë miell me proteinë më të ulët dëgjojnë të njëjtin justifikim ?Është për ëmbëlsirat dhe jo për bukë.? Madje edhe vetë Panariti, sot që nuk është më Ministër, ka ndryshuar opinion lidhur me situatën dhe e ka pranuar që gjurmueshmëria apo aftësia për të kontrolluar këtë produkt çalon. Ai thotë se aktualisht vendi ynë nuk është në gjendje të arrijë në nivelin proteinik 12.5 % dhe jo më atë të vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas përgjigjes që na erdhi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për vitin 2017 janë importuar rreth 36 679 ton miell gjithsej. Rreth 40% e kësaj ngarkese 14 776 ton, është importuar nga Kosova, në vend të dytë është Serbia me 12 945 ton, e ndjekur nga Greqia, Mali i zi, Maqedonia, Bullgaria, Italia dhe në fund Austria me 9 ton. Ndërsa nga e gjithë kjo sasi janë importuar 308 ngarkesa me miell, proteina e të cilit është mbi 12%, me një sasi prej 9 554 ton. Rreth 4 fish më pak se sasia e miellit me proteinë nën 12% , e cila është 27 125 mijë ton. Përsa i përket ngarkesave me grurë janë importuar 393 të tilla me proteinë nën 12% me sasinë 8340.956 ton.
Fiks Fare ka zbuluar se mes ngarkesave të importit të grurit, ka edhe grurë nën nivelin e proteinës 12 %, i importuar nga prodhuesit e miellit, por që kryesisht përdoret si ushqim për kafshë. Ky grurë nxjerr një cilësi të dobët të miellit dhe vetëm me anë të përzierësve, kimikateve apo shtesave proteinike mund të bëhet bukë.
Në vendin tonë janë importuar rreth 215 802 ton grurë. Më shumë se 50% e kësaj sasie, rreth 147 594 ton është importuar nga Rusia, më pas vjen Serbia me 51 588 ton, e ndjekur nga Ukraina, Maqedonia, Kroacia, Italia, Greqia, Mali i Zi dhe e fundit Turqia me 47 ton.
Fiks Fare analizoi 18 mostra, produkte mielli, ambalazhi 1 kg dhe 25 kg. Analizat e përqindjes së proteinës u kryen pranë ISUV. Nga këto analiza rezultuan se 6 produkte miell për bukë, ishin nën nivelin e proteinës 12% . Kryesisht miell që vjen nga Serbia dhe Kosova.
Produkte që kanë rezultuar nën normën e deklaruar në etiketë, dhe nën normën e proteinës më ligj janë 6:
Importi i Miellit 2017/ 36 679 ton/ Vendi i origjinës
KOSOVA 14 776 ton
SERBIA 12 945 ton
GREQIA 5007 ton
MALI I ZI 3 298 ton
MAQEDONIA 280 ton
BULLGARI 196 ton
ITALIA 165 ton
AUSTRIA 9 ton
Importi i Grurit/ Gjithësej 215 802 ton/ Vendi i Origjinës
RUSIA 147 594 ton
SERBIA 51 588 ton
UKRAINA 6 010 ton
MAQEDONIA 5 531 ton
KROACIA 1 428 ton
ITALIA 2 406 ton
GREQIA 784 ton
MALI I ZI 102 ton
TURQIA 47 ton
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integri, Petrit Vasili...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ...
“Ka ende shumë emra zyrtarësh që pritet të shpallen non grat...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ...
Edhe pse një vit larg zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste k...
Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se hotel “The Pla...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
I ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Taren” në Ora News, ga...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka kund...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Ditën e sotme deputetët e Partisë Demokratike të Lulyim Bash...
Kryetari i grupit parlamentar, të Partisë Socialiste, Taulan...
Artur Zheji ka bërë një shkrim ku tregon se opozita “Basha-K...
Zgjedhjet vendore janë më shumë se një vit larg, por mes soc...
Kur përmendim Kastro Zizon menjëherë na vjen në mendje një p...
Këngëtari i njohur Kastro Zizo dhe gazetari i Top Channel, D...
Ambasada e Greqisë në Tiranë ka ndryshuar godinë, duke u zhv...
“Ky është Jeruzalemi ynë, toka e Teatrit është e komunitetit...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Patra të G...
Lancohet Projekti “Blue Land”, ose ndryshe “Territoret Blu”,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...