web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 përdorime të limonit të cilat do t’ju lehtësojnë jetën

7 Maj 2018, 13:40, Lifestyle CNA

E kujt ja merrte mendja se limoni mund të përdorej për kaq shumë gjëra?! Në këtë artikull po ju tregojmë 4 përdorime të limonit të cilat me shumë mundësi nuk i dini ende.

Dërrasa e kuzhinës

Dërrasa e kuzhinës nuk është mirë të pastrohet me solucion, për arsyen e vetme se asnjëherë nuk do të arrijë të shplahet aq mirë sa duhet. Për këtë arsye po ju këshillojmë që të përdorni një gjysmë limoni dhe kripë, për të larguar ato pak mbetje nga dërrasa e kuzhinës.

Larës natyral

Lëngun e limonit të holluar me pak uthull mund ta përdorni edhe si një larës natyral për frutat dhe perimet që blini në markatë. Ky lëng ka për t?i dezinfektuar këto produkte pa i dëmtuar dhe pa i larguar vlerat ushqyese.

Pastrimi i mikrovalës

Mikrovala nuk këshillohet të pastrohet me detergjentë, për këtë arsye është mirë që të përdorni lëngun e limonit.

Si ta bëni?

Vendosi në mikrovalë një tas me ujë dhe copa të prera limoni. Më pas gradojeni mikrovalën për rreth 2 minuta. Avujt që do të çlirojë ngrohja e ujit me limon kanë për të bërë dezinfektimin e çdo cepi të brendshëm të mikrovalës tuaj.

Larës lavapiate

Përdorni vetëm sodë buke dhe limon për të pastruar lavapiatën. Kështu ajo do të shkëlqejë pa patur fare nevojë për përdorimin e ndonjë solucioni të fortë larës.





Lajmet e fundit nga