web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iva Tiço rrefen si Fatos Lubonja i anulloi intervistën: Nuk kisha lexuar asnjë libër të tij

6 Maj 2018, 11:41, Lifestyle CNA

Iva Tiço ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin ?Thumb? të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Dy moderatoret e kanë pyetur gazetaren e njohur mbi karrierën e saj të gjatë në television dhe me situatat e vështira që ajo mund të jetë hasur. Fatma e ka pyetur se cili ka qenë personazhi më i sikletshëm që ka intervistuar dhe Iva ka treguar një episode në fillimet e saj me Fatos Lubonjën.

?Një farë sikleti ka qenë dikur para shumë vitesh kur punoja gazetare. Fatos Lubonja më në fund pranoi të jepte një intervistë për jetën private. Në rregull, shkoj tel Lubonja u takuam. Pimë kafe poshtë pallatit. Hapa bllokun për të mbajtur shënimet dhe ai më tha: Prit pak cilin nga librat e mi ke lexuar? Unë u përtypa dhe ai më tha; më vjen keq si mu të bësh shkrim? Do bësh shkrim për mua pa më lexuar librat? U detyrova pastaj shkova bleva librat i lexova dhe pas disa ditësh bëra intervistën. Më bëri kaq mirë në fakt sepse bëra një nga shkrimet e mia më të mira. Libri i tij ?Ridënimi? është një nga librat më të mirë për mua.  Nuk kam pas ndrojë të them se jam e re dhe do mësoj. Nuk u ndjeva në siklet.?,- është shprehur Iva.





Lajmet e fundit nga