web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër aksident në minierë/ 53-vjeçari me urgjencë drejt Tiranës

4 Maj 2018, 20:05, Aktualitet CNA

Siguria në punë lë për të dëshiruar në minierat e vendit tonë.

Një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë në zonën D, ku gjatë punës është aksidentuar shtetasi me inicialet B.V. 53 vjeç.

Policia bën me dije se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar shtetasi B.V, rreth 53 vjeç, banues në Mat, (punëtorë në galeri).

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi B.V, është rrëzuar në vendin e shkarkimit të minerarit.

I dëmtuari është transportuar me autoambulancë drej Tiranës për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. /CNA.al





Lajmet e fundit nga