web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani shpërthen pas dështimit të mosbindjes civile: "O e themi dhe e mbajmë, o ..."

4 Maj 2018, 16:10, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shpërthyer ndaj opozitës pas dështimit të mosbindjes civile, aksion ky i nisur nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pas protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit” kundër taksës së rrugës.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Manjani tha: “Ka shumë njerëz që thonë ne e dimë si është Edi Rama, por ku është opozita. Janë 70% që të kapin rrugës e të thonë ku jeni ju se këtë e pamë”, ndërsa shtoi se qytetarët janë të lodhur nga Edi Rama, por opozita nuk po bën sa duhet.

Manjani u ndal lidhur me këtë tek aksioni i mosbindjes civile, ku tha: “U fol për mosbindje civile dhe vazhdojmë e të bindemi. O e themi dhe e mbajmë, o e bëjmë dhe e hamë.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga