web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndjekje si në filma/ Zbardhen të tjera detaje pas arrestimit të skafistëve shqiptarë me 2.5 ton kanabis në Itali

2 Maj 2018, 07:22, Kronika CNA

Policia italiane ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me operacionin e pak ditëve më parë, ku u sekuestruan rreth 2, 5 ton kanabis, ndërsa në pranga ranë 4 skafistët shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë sot se ne pranga u vunë shqiptaret B. M. 40 vjeç; H. X, 30-vjec; R. B. 30 vjeç dhe C. S, 37-vjec.

Shqiptarët janë ndjekur nga ajri dhe deti dhe të ndodhur përballë kësaj situate kanë nisur të hedhin ngarkesën në det.

Mësohet se aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një gomoneje 10 metra te gjate me dy motore te fuqishëm e cila mendohet se vine nga Shqipëria.

Pas kontrollit u be me dije se ne gomone ishin 105 pako me marijuanë dhe 10 pako të tjera qe ishin hedhur ne det. Ne total ishin 2517 kg dhe vera e lëndës narkotike në treg llogaritet të kapte shumën rreth 20 milione euro.





Lajmet e fundit nga