web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptarja rrëmben zemrat e italianeve: 20 vjeçarja drejt fitores në “The Voice of Italy”

1 Maj 2018, 12:02, Lifestyle CNA

Ishte Elhaida Dani këngëtarja shqiptare që para 5 vitesh triumfoi në skenën e ?The Voice of Italy? duke ngritur lart emrin e shqiptarëve si zëri më i mirë.

Tani duket se një tjetër talent shqiptar është drejt rrugës së fitores në të njëjtin kompeticion.

Deborah Xhako është 20 vjeçarja e cila pretendon fitoren e madhe dhe me zërin e saj ka rrëmbyer zemrat e të gjithë publikut italian.

Alessandro Aleotti është trajneri i saj i cili ndihet krenar që e ka në skuadrën e tij, në një prej netëve live ai i ka shprehur Deborah-s :? Bravo, e madhe. Jam krenar për ty?.

Shqiptarja ka filluar të cilësohet në Itali si ?Dua Lipa italiane?.

 





Lajmet e fundit nga