web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cila qe performanca më e kushtueshme dhe ajo më e lirë në Eurovision?

29 Prill 2018, 13:50, Lifestyle CNA

Ditën e sotme në ?Jo vetëm modë? u bë një pasqyrim i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovision, që prej daljes së parë në 2004- ën ku u përfaqësuam nga këngëtarja Anjeza Shahini me këngën ?The Image of You?.

Ish drejtori i RTSH- së, Petrit Beci zbuloi disa detaje të panjohura më parë. Ai tregoi për publikun se cila qe performanca që kushtoi më shumë në Eurovision dhe ajo për të cilën u hodhën më pak para.

Performanca e Adrian Lulgjurajt dhe Bledar Sejkos me këngën ?Identitet? është performanca më e shtrenjtë në Eurosong. Për efektet shtesë të saj u paguan 9 mijë euro më shumë.

Ndonëse shpenzimi qe i lartë, të paktën në krahasim me performancat e shkuara dhe ato që do të vinin, kënga e grupit të rrokut nuk arriti dot në finale. Nga ana tjetër, sipas Becit performanca më e lirë qe ajo e Rona Nishliut me këngën ?Suus?, këngë që në fakt, si për ironi të fatit rezultoi më e suksesshmja në historinë tonë të Eurosong- ut duke na pozicionuar në vendin e pestë.

Kënga qe një dedikim shumë personal i Ronës ndaj padrejtësive njerëzore, ku veçanërisht interpretimi i jashtëzakonshëm i saj, qe ai që e ktheu ?Suus? në gurin tonë të fitores.





Lajmet e fundit nga