web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njihet si një nga njerëzit më të fortë në botë, por John Cena përlotet përpara botës: “Më dhemb zemra”

27 Prill 2018, 09:04, Lifestyle CNA

John Cena është një nga mundësit të WWE më të njohur në të gjithë botën, ku ka fituar edhe pamjen si një burrë shumë i fortë.

Megjithatë, duket se Cena e paska një pikë të dobët që ?ia thyen? fortësinë dhe kjo është pikërisht ish e fejuara e tij, Nikki Bella.

Ish-çifti deklaruan përpara disa javësh se i kishin dhënë fund fejesës së tyre, ku kjo ndarje e ka lënë John Cena-ën të shkatërruar. Së fundmi, ai ka folur për herë të parë mbi Nikkin që pas ndarjes së tyre, ku ka deklaruar se është i shkatërruar emocionalisht.

?E dashuroj atë me gjithë zemrën time dhe ndarja është shumë e vështirë. Është një kohë e vështirë, por kjo është jeta. E dashuroj Bellan, gjithmonë e kam dashur. Më dhemb zemra?, është shprehur Cena.

Dyshja kanë qenë të lidhur prej 6 vitesh, ku në vitin 2017, John e propozoi Nikki Bella-n në ?WrestleMania 33? dhe ata kishin vendosur të martoheshin në muajin maj./CNA





Lajmet e fundit nga