web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kim gjen zgjidhjen për problemin më të madh që femrat kanë/ Dhe kushton më pak se 10 euro

26 Prill 2018, 21:50, Lifestyle CNA

Kim Kardashian është më në formë se kurrë dhe këtë na e ka dëshmuar me fotot e saj në ?Instagram?. Tani nëna e tre fëmijëve ka zbuluar sekretin sesi i heq qafe shenjat e strijave dhe i kushton vetëm 10 euro ose 15 dollarë.

Kim shkroi në blogun e saj se produkti i quajtur ?Bio Oil? i ka shpëtuar jetën gjatë dy shtatzënive dhe se ajo vazhdon e përdor atë si ?e çmendur?.

?Ai ma shkëlqen lëkurën dhe ka kaq shumë përfitime. Nëse ke një shenjë ose strijë, thjesht duhet ta masazhoni me vajin dy herë në ditë?, shkruan 37-vjeçarja.

Me efekt të dukshëm brenda vetëm dy javëve, ky produkt vajor falë përbërjes e ushqen lëkurën, e hidraton atë dhe i jep shkëlqimin e dëshiruar.

Por doktorët paralajmërojnë se nuk do të ketë efekt në strijat që janë krijuar tashmë, veç hidratimit dhe shkëlqimit të lëkurës.





Lajmet e fundit nga