web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Asgjë s’do kishte kuptim pa ty!” Miriami do t’ju emocionojë me urimin për ditëlindjen e Albanit

20 Prill 2018, 10:38, Lifestyle CNA

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen. Ai mbush plot 36 vjeç dhe që prej orëve të para të mëngjesit ka pritur urime pa fund nga fansat në profilin e tij në Instagram.

Por urimi më i veçantë mban emrin e bashkëshortes së tij, Miriam Cani, e cila ka shkruar disa fjalë mjaft prekëse. Ajo i shpreh dashurinë përjetësisht ?jetës së saj?, ndërsa tregon arsyen se pse Albani është sot një mashkull i suksesshëm:

?Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë.

Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë.

Ti ke ditur gjithmonë t?i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet.

Gëzuar ditëlindjen jeta ime.

Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s?do kishte kuptim pa ty?./CNA





Lajmet e fundit nga