web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri i Kosovës në darkë me Kryeministren serbe

18 Prill 2018, 16:39, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Maqedoni, pritet të takohet edhe me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton “Zëri.info”.Takimi vjen në kuadër të Samitit  Digjital të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Shkup gjatë ditës së nesërme.

Sipas ?Tanjug?,  kryeministrja serbe do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të kryeministrave të Ballkanit, respektivishit me kryeministrin e Bosnjës, të Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe më herët ishte paralajmëruar një takim joformal i kryeministrave të shteteve të Ballkanit, i inicuar nga komisionerja Evropiane për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, mirëpo nuk ishte konfirmuar pjesëmarrja e Bërnabiq dhe Haradinajt.





Lajmet e fundit nga