web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre italianë/ Një i plagosur në gjendje të rëndë

15 Prill 2018, 14:56, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në burgun e “Sant’Angelo dei Lombardi” (Avellino) të Italisë, ku si pasojë e një sherri mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre italianë, ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një person, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur.

Njoftimi është dhënë nga autoritetet italiane të burgjeve, të cilat nuk i bëjnë të ditur identitetet e të përfshirëve në këtë sherr dhe atyre që janë plagosur.

Ka qenë ndërhyrja e personelit të policisë së burgut që ka bërë të shmangej një tragjedi të mundshme, ndërsa lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim. /CNA.al





Lajmet e fundit nga