web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja në Fier/ Policia identifikon autorët

15 Prill 2018, 08:39, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë e një konflikti mes 3 personave ka mbetur i plagosur një 32-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se shtetasi A.J, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), dhe është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Njëri prej autorëve ka qëlluar  me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A.J, por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /CNA.al





Lajmet e fundit nga