web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akulli mbulon lumin/ Hidhet në erë me dinamit

9 Prill 2018, 21:10, Kuriozitete CNA

Zonave verilindore të provincës Heilongjiang duket se u kishte ardhur shpirti në majë të hundës me akullin e pafundëm, kështu që autoritetet vendosën të hedhin në erë akullin që mbulon lumin.

Bëhet fjalë për lumin Heilongjiang, emër i njëjtë me atë të provincës. Autoritetet thanë se hodhën në erë një sektor prej rreth 5 km të lumit, pikërisht aty ku shtrati i tij formon një kufi natyror me Rusinë.

Nga ana tjetër e kufirit duket se nuk kishte shqetësime për akullin, por banorët e provincës kineze thanë se, pas muajsh të tërë ngrice, edhe patinazhi mbi akull bëhet i mërzitshëm.

LEXO EDHE:  Shi e stuhi në Itali/ Lumi i merr jetën një personi

Sidoqoftë, autoritetet u hodhën në veprim për të shmangur problemet në lëvizje dhe për të garantuar sigurinë e banorëve, pasi dëshira e tyre për pranverën nuk ishte prioritet.

Të paktën shfaqja ishte e garantuar, pasi nuk rastis shpesh të shohësh një lumë të ngrirë të hidhet në erë.





Lajmet e fundit nga