web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndante drogë në shkolla, kapet “mat” adoleshenti/ Në pranga dhe një 31-vjeçar

6 Prill 2018, 06:44, Kronika CNA

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një adoleshenti, i cili dyshohet se  shpërndante lëndë narkotike në shkolla.

Gjithashtu është ndaluar edhe një 31-vjeçar, ndaj të cilit gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprat penale në ngarkim të tij , ? Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike?, ?Kultivim i bimëve narkotike? .

Të ndaluarit janë shtetasit E.F. 16 vjeç dhe Anton Koka, 31 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga informacione të siguruara në rrugë policore,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë

Ky shtetas,  dyshohet si posedues i rreth 1 kg  lëndë narkotike cannabis – sattiva , të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.

Gjithashtu , po nga specialistët e  Seksionit për Hetimin  e  Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit  Nr. 113 datë 04.04.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit :

– Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë

Veprat penale në ngarkim të tij , ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga