web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horror në Kukës/ 76-vjeçari vret gruan me sëpatë dhe...

5 Prill 2018, 06:32, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borie të Kukësit, ku një 76-vjeçar ka vrarë gruan me sëpatë dhe më pas është larguar nga banesa.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:00.

Pas krimit, autori 76 vjeçar Adem Tale është larguar. Si pasojë e plagëve, Z.T, 68 vjeçe ka ndërruar jetë. Policia vijon kërkimet për kapjen e të moshuarit si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Informacioni nga policia:
Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi A.T., 75 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.
Autori i dyshuar shtetasi A.T., pasi ka kryer krimin është larguar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga