web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në 'Rrahje Zemre' do të ndiqni, Çfarë do ndodhi me Aliun? Ejlyl merr një telefonatë, Çfarë do t’i thuhet asaj?

3 Prill 2018, 13:16, Lifestyle CNA

Sulltan vë në lojë Ali Asafin duke e lënë të kuptojë se i pëlqen Ejlyli. Ejlylin e thërrasin në sallë dhe ajo pranon të punojë edhe pse është e stresuar për Ali Asafin. Ipek mëson se Ali Asaf ka një vëlla dhe ai është i dyshuari kryesor për rrëmbimin. Nazllë akuzon Ejlylin para mediave si fajtore për vrasjen e Ali Asafit. Ejlyl përballet me Nazllën para mediave duke shprehur mërzinë e saj për zhdukjen e Ali Asafit. Sulltan dhe Ejlyl operojnë sëbashku dhe njihen miqësisht.

I gjithë spitali shikon në telefona videon ku Ali Asafin po e mbysin me gaz. Policia përpiqet të gjejë vendin ku e kanë mbyllur Ali Asafin. Ejlyl shikon videon dhe shqetësohet. Vedati merr një telefonatë anonime e cila e orienton të shkojë drejt Ali Asafit. Shoferi i taksisë ku ndodhet Vedati është Xhengiz. Ejlyl dhe Selim mbërrijnë në çastet e fundit në vendin ku e kanë mbyllur Aliun.
Xhengiz lë taksinë në mes të rrugës dhe mbyll Vedatin brenda. Sulltan ka lënë qëllimisht një çekiç për të shpërthyer kutinë e xhamit ku ka mbyllur Ali Asafin.
Një maune përplaset me taksinë ku ndodhet Vedati. Ejlyl zbulon një kukull në kutinë e xhamit.
Ali Asaf zgjohet në një makinë me çelësat në të. Sulltan i jep lajmin Ali Asafit se dikush ka bërë aksident dhe ai duhet ta shpëtojë. Polici e siguron Ejlylin se Ali është gjallë dhe se dikush thjeshtë po përpiqet t?i vërë në lojë.
Ali Asaf mbërrin në vendngjarje, por në të vërtetë gjen Vedatin në bagazhin e makinës së tij. Vedat është në gjendje shumë të rëndë pas aksidentit.


Ali Asaf ka marrje mendjeje nga helmimi me gaz dhe nuk mund të punojë siç duhet. Policia nuk gjen asnjë gjurmë në vendngjarje duke i lënë të kuptojnë se autori është një njeri shumë i zgjuar. Ali Asaf detyrohet të ndërhyjë kirurgjikalisht tek Vedati në mes të rrugës. Nesrin rikthehet në spital për të takuar Vedatin, por Ipek nuk e lejon. Ali Asaf dërgon Vedatin në spital. Ipek mëson se Vedat ka një orë i zhdukur.

/CNA.al





Lajmet e fundit nga