web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Filmat vizatimorë nuk janë trillime/ Ja të vërtetat që fshihen pas tyre

31 Mars 2018, 20:30, Lifestyle CNA

E gjithë bota është magjepsur nga prodhimet e Disneyt, sidomos fëmijët. Kartona si Hirushja, Mulan, Mogli e shumë të tjerë, kanë rritur breza të tërë, kudo nëpër botë.
A kanë këto filma vizatimorë një bazë të vërtetë apo janë thjesht trillime?

LIBRI I XHUNGLËS

Flitet për një fëmijë që braktiset në pyll dhe që rritet nga kafshët. Kështu, flitet në filmin vizatimor. Por ky film, bazohet në librin e Rudyard Kipling me të njëjtin titull. Autori nuk kishte të njëjtën pikepamje për botën e egër si producentët e Disneyt. Nëse lexoni një fragment të veprës së Kipling, do të pyesni veten se pse nuk quhet ?Masakra e Xhunglës?.

MBRETI LUAN

Kushdo që ka lexuar Hamletin e Shekspirit ka vërejtur ngjashmëritë që ka ai me filmin vizatimor Mbreti Luan. Një xhaxha ziliqar që përpiqet të marrë pushtetin duke vrarë të vëllain dhe i biri i këtij të fundit që merr hak në fund.

Borëbardha

Nuk ka njeri në botë që nuk e di si rrjedh historia e Borëbardhës, ajo ha një kafshatë nga moll e helmuar, bie në gjumë dhe princi vjen dhe e zgjon nga gjumi. Xhuxhat e ndjekin mbretëreshën e ligë deri sa ajo bie në humnerë.
Në fakt, vëllezërit Grim nuk i dhanë kësaj vepre nota të mira dhe fund të lumtur.





Lajmet e fundit nga