web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse femrat tërhiqen më shumë nga meshkujt e “zënë” , zbuloni disa nga arsyet…

29 Mars 2018, 22:30, Lifestyle CNA

Gjithmonë një burrë që është tashmë i ?zënë? bëhet më tërheqës për ta bërë për vete, ndoshta edhe për faktin që është një objektiv i vështirë për t?u arritur. Por cilat janë disa nga arsyet pse ndodh kjo po jua tregojmë më poshtë.

TËRHEQJA FATALE- Si fillim duhet të kuptojmë se mekanizmat që nxisin tërheqjen midis një burri dhe një gruaje janë të panjohura dhe ndonjëherë të pandërgjegjshme. Është e vërtëtë se me forcën e logjikës dhe racionalitetit ne mund të drejtojmë zgjedhjet tona. Por ndodh që ndonjëherë qëka edhe gjëra të papritura , apo kur biem në dashuri atëherë kur nuk e mendojmë. Kur kjo ndodh në nuk pyesim nëqoftëse ai është i fejuar , në një lidhje apo i  martuar.

POR AI ËSHTË I NJË TJETRE- Ne jemi të ndërgjegjshme se ai është i një tjetre por kjo e bën më tërheqëse situatën. Kjo bëhet edhe më tërheqëse dhe ai kthehet në një potencial absolutisht të papërmbajtshëm.  Po të flasim për atë psikologjike ka të bëjë me vajzat që kanë shumë vetëbesim të lartë dhe  siguri në vetvete.  Kjo kthehet në një kënaqësi kur je në gjendje ?të vjedhësh?  të dashurin e dikujt tjetër sepse kështu plotëson kënaqësinë e brendshme. Kënaqësia e të ndjerit ?më e mira?,   e cila ka arritur të fitojë vëmendjen e një mashkulli që është i zënë të krijon një ndjenjë pushteti.

FRUT I NDALUAR- Të zotërosh një djalë i cili është i një tjetre, përfshin një ndjenjë të emocioneve por edhe të rrezikut. Adrenalina se do të zbuloheni, nevoja për t?u takuar fshehurazi, ndjenja e thyerjes së një kufiri apo ndalimi ndihmojnë që mardhënia të bëhet më emocionuese.

LIDHJE SERIOZE? JO FALEMINDERIT- Fakti  i fillimit të një mardhënie  me një person të angazhuar në një lidhje tjetër ,mund të ofrojë një zgjidhje për gratë të cilat nuk duan një lidhje të qëndrueshme, impenjative me një partner. Si rrjedhojë nuk mund të ketë zhgënjime sentimentale, dhe nuk duhet të marrë vendime të rëndësishme.

DËSHIRA PËR SIGURI- Ky aspekt në fakt flet për anën tjetër të monedhës në krahasim me ato më sipër. Një njeri i cili është tashmë në një lidhje apo i martuar ose fejuar i ka dhënë provat se mund të jetë i besueshëm dhe i gatshëm që ti shkojë gjërave deri në fund. Ai ka më shumë përvojë dhe ësjtë më i mirë emocionalisht se një burrë single. Kjo është diçka e mirë për femrat që kanë nevojë për siguri dhe mbështetje./CNA





Lajmet e fundit nga