web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjërat e zakonshme që bëni pa e ditur se ju shkatërrojnë rininë

29 Mars 2018, 13:35, Lifestyle CNA

Ne themi, “Shtëpi e ëmbla shtëpi” por nuk mund ta imagjinojmë dot se kjo shtëpi mund të përmbajë objekte që na bëjnë të plakemi më shpejt. Sa më shpejt që të gjeni dhe neutralizoni këto objekte, aq më shumë keni mundësi që të shijoni trupin tuaj rinor dhe lëkurën e butë për një kohë të gjatë.
Në listën e mëposhtme JOQ ju tregon artikujt kryesorë të shtëpisë suaj që ndoshta nuk e dinit se po ju dëmtojnë rininë tuaj.

1.Ngrohja qendrore dhe kondicionerët. Sa më i ftohtë ajri jashtë, aq më pak lagështi mban. Kur është ftohtë brenda, ajri mund të ngrohet mirëpo sasia e lagështisë nuk rritet. kështu ajri në shtëpi bëhet i thatë dhe e para që e vuan këtë është lëkura jonë si dhe mukoza e hundëve të cilën e ndiejmë. Fytyra dhe trupi jonë në këtë rast bëhen më të ndjeshëm, fillojmë të kruhemi ose të zhvishemi. Kjo nxit tharjen e lëkurës dhe shtimin e rrudhave. Por duke qenë se nuk mund të heqim dorë nga kondicionerët zgjidhja është të përdorni një pajisje për të ruajtur ajrin me lagështi, të përdorni kremra ultra hidratues si dhe të keni gjithmonë me vete një sprai me ujë termal.
2.Sapuni. Shekulli 21 është shekulli i higjenës. Njerëzit janë gjithnjë dhe me të fiksuar për të mbajtur trupin të butë, të pastër dhe me erë të mirë. por pastrimi i përditshëm i trupit me produktet e pastrimit mund të shkatërrojë mbrojtjen natyrale të lëkurës. Zgjidhja është të lexoni gjithmonë etiketat përbërëse të sapunit ose shampos tuaj, si dhe të shmangni larjen e përditshme me sapun, por zgjidhni atë vetëm me ujë.

3.Jastëkët. Shumica e njerëzve zgjedhin çarçafët prej pambuku ose me fije liri sepse ata janë të lirë, nuk rrëshqasin dhe mund të lahen lehtësisht. Por çarçafët dhe jastëkët që mbulohen nga kjo lloj veshje mund t’ju bëjë keq njerëzve që kujdesen për pamjen e tyre. Së pari, kjo është kryesisht për njerëzit që flenë anash ose me bark. Pambuku i trashë rrit rrezikun e rrudhave në lëkurë, që do të thotë krijon më shumë mundësi për rrudha më vonë. Gjithashtu këto materiale janë një mjedis i mirë për rritjen e baktereve. Zgjidhja është të zëvendësoni pambukun me mëndafshin. Mëndafshi është më i shtrenjtë, por ka shumë përparësi: është i qëndrueshëm, nuk shkakton rrudha në lëkurë, sepse është i butë dhe parandalon rritjen bakteriale.

4.Smartfonët dhe kompjuterat. Ekranet blu ndjekin thuajse secilin prej nesh nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë. Shumë njerëz e dinë se shkrimi i mesazheve në telefon me qafën ulur mund të shkaktojë atë që ne e quajmë gushë. Ekranet blushoqërojnë thuajse secilin prej nesh nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë. Gjithashtu ka hulumtime që tregojnë se drita blu e ekranit mund të jetë po aq e dëmshme sa rrezet Ultra Violet A dhe B. Zgjidhja është të zvogëloni sa më shumë kohën para kompjuterit dhe të instaloni një mbrojtës të veçantë të ekranit të dritës anti-blu. Ka edhe krem mbrojtës që mund të përdorni që quhen kremra HEV.

5.Dritaret e hapura. Kohët e fundit, shkencëtarët gjetën një lidhje të drejtpërdrejtë midis ndotjes së ajrit dhe plakjes së parakohshme. Por objektet industriale nuk janë arsyeja e vetme për ndotjen e ajrit. Jeta në qytete të mëdha, në afërsi të autostradave, fqinjët që pinë duhan dhe shumë fakte të tjera mund të shkaktojnë ndotje të mjedisit. Zgjidhja: nëse banesa ose vendi juaj i punës është shumë afër burimit të ndotjes, përpiquni të mos hapni dritaret tuaja. Sot, ju mund të merrni një pajisje për të pastruar ajrin tuaj të brendshëm që heq grimcat e ndotjes dhe madje ndihmon në kontrollin e nivelit të lagështisë.

6.Sutjenat. Gjoksi i fortë lidhet gjithnjë me moshën. Ekziston një teori që lufton kundër gravitetit dhe i mban gjinjtë po aq të ngritur. Ekziston gjithashtu një teori e kundërt që thotë se sutjenat i bëjnë muskujt e gjoksit të dobët. Dhe është provuar. Specialistët janë të sigurt se vetëm gratë me karakteristika të caktuara (për shembull, gjëndrat e mëdha të qumështit) duhet të veshin sytjena që të ndihen rehat. Zgjidhja: vishni sutjena vetëm nëse është e nevojshme ose mos i vishni fare.

7.Sheqeri. Siç e dimë të gjithë, sheqeri provokon fitim të tepërt në peshë. Por hulumtimet e fundit tregojnë se ai gjithashtu shkakton plakjen e parakohshme dhe inflamacionin e lëkurës. Brenda një organizmi, sheqeri fillon të prodhojë molekula që sulmojnë kolagjenin dhe elastinët që janë përgjegjës për lëkurën e bukur dhe të butë. Zgjidhja: ndaloni konsumimin e sheqerit, zëvendësojeni atë me mjaltë, panje, agave ose shurup topinambur.

8.Produktet e përpunuara të mishit. Produktet e mishit (si salcice dhe hamburgerat) përmbajnë shumë yndyra dhe shtesa të ndryshme: për shembull, fosfor dhe sulfite. Këto kimikate përkeqësojnë gjendjen e lëkurës dhe shpejtojnë procesin e plakjes së trupit. Zgjidhja: zvogëloni konsumin e këtij ushqimi.

9.Tualetet me rrymë uji. Për fat të keq, jo të gjithë e dinë se ka disa rregulla për të qenë të kujdesshëm kur shtypni butonin e rrjedhjes së ujit. Natyrisht, të gjithë e dimë se është e rëndësishme që sipërfaqja e tualetit të pastrohet dhe të lani duart. Por shumë njerëz nuk e dinë se ka një metodë të saktë të shtypjes së butonit. Dhe në qoftë se ne shtypim butonin e tualetit me kapakun hapur, bakteret dhe mikroorganizmat patogjenë ngrihen në ajër, dhe mund të futen në flokë, rroba dhe lëkurë.Zgjidhja: ulni kapakun çdo herë para se të shtypni ujin e rrjedhshëm./CNA





Lajmet e fundit nga