web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari italian publikon skandalin: Ferri nuk ekziston, ma tha Papa Françesku

30 Mars 2018, 11:40, Lifestyle CNA

Themeluesi i së famshmes La Repubblica, Eugenio Esse ka bërë një deklaratë shokuese në moshën 93-vjeçare, jo vetëm për publikun italian por për të gjithë ata që besojnë në krijuesin e shenjtë.
Ai ka bërë një deklaratë në media duke thënë se Papa i ka treguar atij se nuk beson në jetën e përtejme dhe se ferri nuk ekziston.

Gazetari ateist ka publikuar intervistën e Papa Françeskut në gazetën e tij dhe ka treguar deklaratën që sipas tij mohon ekzistencën e jetës së përtejme.

Në deklaratën e Papës thuhet:

Nuk dënohen, ata që pendohen marrin faljen e Perëndisë (?), por ata që nuk pendohen dhe si rrjedhim nuk mund të falen, zhduken. Nuk ka ferr, ka zhdukje të shpirtrave mëkatarë.?
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Selisë së Shenjtë e cila mohon të jenë cituar ekzaktësisht fjalët e Papës.

Në deklaratë thuhet:

Asnjë citim i artikullit të lartpërmendur nuk duhet të konsiderohet si një transkriptim besnik i fjalëve të Atit të Shenjtë, Papa Francisco në të vërtetë u takua me Scalfarin, por nuk i dha intervistë .?/CNA





Lajmet e fundit nga