web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika më e madhe e çdo mashkulli, fëmija juaj mund t’i ngjajë ish partnerit të gruas

25 Mars 2018, 13:20, Lifestyle CNA

Një studim i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Uellsit ka dalë në rezultate befasuese. Ata kanë zbuluar se si një partner seksual i mëparshëm mund të ndikojë te fëmijët tuaj në të ardhmen me partnerin tuaj.

Kjo mund të tingëllojë e frikshme, por shkencëtarët kanë zbuluar një formë të re trashëgimie jo gjenetike që mund të ndikojë në pasardhësit tuaj. Mund të duket e pabesueshme por ka një shpjegim shkencor.

Sipas shkencëtarëve, një teori e besueshme mund të jetë për shkak të molekulave të spermës së mashkullit të parë që absorbohet nga vezët e papjekura të femrës të cilat pastaj mund të ndikojnë në rritjen e pasardhësve të një bashkëshorti të mëvonshëm. Edhe pse ky eksperiment është kryer vetëm te mizat, ka shumë gjasa që të funksionojë edhe me njerëzit/CNA





Lajmet e fundit nga