web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë kundër emrit të ngjitur/ Ç'sugjeroi homologu grek Nikos Kotzias?

23 Mars 2018, 18:02, Aktualitet CNA

Emër i përngjitur në gjuhën maqedonase dhe pa përkthim, nuk është mënyra më e mirë e negociatave, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp me kolegun e tij grek Nikos Kotzias, duke elaboruar pse vendimi i këtillë nuk është i pranueshëm për palën e Maqedonisë.

?Referenca e tanishme ish Republika Jugosllave e Maqedonisë e përmban emrin Republika e Maqedonisë dhe është përkthyer në gjashtë gjuhë zyrtare në KB. E kam të vështirë t?i? them popullit tim se një emër i përbërë me ndonjë përcaktim, së bashku me emrin Maqedoni, në një fjalë të vetme, është një zgjidhje e mirë?, deklaroi Dimitrov.

Shefi i diplomacisë greke në pyetjen se pse Greqia insiston në ndryshim të Kushtetutës të Maqedonisë, tha se sipas praktikës të gjykatave kushtetuese evropiane kushtetutat kombëtare janë mbi të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare.

?Prandaj është e nevojshme të qartësohet kjo çështje, por kjo për momentin nuk është temë, sepse jemi në mes të procesit të negociatave?, tha Kotzias.

Për propozim-marrëveshjet të cilat i këmbyen Shkupi dhe Athina, Kotzias tha se këto janë dokumente me të cilat duhet të qartësohen pozitat e palëve dhe jo të vështirësohet procesi.

Në fund duhet të kemi një tekst që ndërmjetësi Methju Nimici do ta shndërrojë në marrëveshje dhe do t?ia dorëzojë Këshillit të Sigurimit të KB-së, si vërtetim se problemi është zgjidhur, sqaroi shefi i diplomacisë greke.

Dimitrov theksoi se Maqedonia angazhohet për zgjidhje të qëndrueshme e cila do të arrihet dhe pranohet nga opinioni dhe qytetarët e të dyja vendeve.

Kotzias, përndryshe, tha se nevojitet zgjidhje e drejtë e cila nuk ka të bëjë me të kaluarën por me të ardhmen dhe që do t?i hapë rrugët dhe nuk do të krijojë probleme në të ardhmen.

Duhet të gjejmë zgjidhje e cila nuk do të nënvlerësojë askënd dhe do t?i hapë dyert e ardhmërisë, deklaroi duke përmendur se jemi akoma larg potencialit të plotë të hapjes”, sugjeroi Kotzias. Ndërsa Dimitrov tha se kanë pasur biseda të mira në të cilat ka dominuar çështja për dallimet rreth emrit dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme.

Dimitrov paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë takim me Koxiasin në Vjenë në të cilën do të jetë edhe ndërmjetësuesi Methju Nimic.





Lajmet e fundit nga