web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i Facebook/Zuckerberg: Më falni, kemi shkelje besimi

22 Mars 2018, 10:32, Lifestyle CNA

Zuckerberg në një mënyrë u ka kërkuar falje përdoruesve, pas një e-maili të shkëmbyer me blogerin e popullarizuar të teknologjisë Robert Scoble, i cili e paraqiti këtë e-mail në ueb faqen e tij, e duket se për këtë gjë pati edhe autorizimin e Zuckerberg.

Zuckerberg, që festoi ditëlindjen e 26 me 14 maj, tha se Facebook do të duhej të fillojë me bisedat publike rreth privatësisë dhe modifikimeve të kontrolleve të privatësisë, gjatë kësaj jave.

?Ne kemi dëgjuar të gjitha informatat dhe kemi tentuar që të shkruajmë çdo gjë që na është thënë në gjërat kyçe, për të përmirësuar gjërat që duhet? shkroi Zuckerberg.

?Ne do të jemi gati për të filluar bisedën në lidhje me disa gjëra të reja që kemi ndërtuar këtë javë?.

Duket se të gjitha gjërat ecin në mënyrën më të keqe të mundshme për Facebook, pasi kjo e fundit gjatë muajit të kaluar shpalosi disa veçori që përfshinin, lejimin e ueb faqeve partnere të inkorporojnë të dhëna nga Facebook, duke zgjeruar kështu edhe më tej prezencën e këtij rrejti në internet, por në anën tjetër duke shkëmbyer informata personale të përdoruesve me këta partnerë./CNA





Lajmet e fundit nga