web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Media turke publikon detaje/ Si arriti policia të arrestojë "Met shqiptarin, baronin e drogës"

22 Mars 2018, 19:17, Aktualitet CNA

Kapja e bandës ndërkombëtare të trafikut të drogës, drejtuar nga Met Kanani, i cilësuar si “baroni shqiptar i drogës” dhe i njohur me pseudonimin ?Met shqiptari?, ka gjetur jehonë të madhe në shtypin dhe median turke.

Sipas të përditshmen ?Hurriyet?, të sjell në shqip nga “Klan Tv” ekipet e Drejtorisë së Anti-trafikut në Stamboll kishin pikasur disa njerëz të bandës së Met Kananit në Turqi dhe kishin nisur ndjekjen e tyre.

Si pasojë e një hetimi të shtrirë në 6 muaj u pa se grupi përdorte brigjet e Bodrumit për trafikimin e drogës. Gjatë hetimit u zbulua se në Turqi do të mbërrinte edhe vetë “baroni shqiptar i drogës, Met Kanani”. Policia e Stambollit kërkoi menjëherë mbështetje edhe nga Policia e Provincës së Mulas, ndërsa u njoftua edhe Policia Shqiptare.

Me mbërritjen e Met Kananit në Bodrum, policia nisi ndjekjen e tij nga afër. Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në brigjet e Mulas, nga maja e një kodre. Por “baroni shqiptar” nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Banda e tij përdorte si depo një adresë në Milas të Mulas, e cila shërbente edhe për magazinimin e ujit. Më të provuar vend-magazinimin e drogës, policia vendosi të niste operacionin për arrestimin e trafikantëve.

Sipas ?Hurriyet?, policia e bastisi depon në orën 02:30 të mëngjesit të së martës, kur dhe arrestoi ?Met shqiptarin? dhe 6 njerëz të tij, si dhe sekuestroi 1.1 ton kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro. Ndërsa në valën e dytë të operacionit, me pjesëmarrjen e 250 policëve u arrestuan edhe 4 të tjerë.

?Hurriyet? dhe ?Yeni Safak? raportojnë se 4 prej të arrestuarve ishin shqiptarë, ndërsa kombësia e 7 trafikantëve të tjerë nuk bëhet e ditur. Sipas informacioneve të policisë turke, kanabisi do të bëhej gati për treg dhe do të transportohej drejt Stambollit për shitje.

Po sipas ?Hurriyet?, ndaj Met Kananit, më 29 Nëntor të 2017 kishte kryer një operacion edhe policia greke, madje duke përdorur edhe helikopterët, për ndjekjen e gomones me kanabis nga ajri. Në të pati shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë. Pasi u mbaroi benzina, trafikantët u dorëzuan dhe policia greke sekuestroi 1.3 tonë kanabis, megjithatë grekët nuk arritën të kapin kapon e grupit, Met Kananin.





Lajmet e fundit nga