web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Berisha i vetmi që bën opozitën e fortë brenda grupit parlamentar të PD"

22 Mars 2018, 16:23, Aktualitet CNA

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, e ftuar në rubrikën “Opinion” të televizionit News 24, ka folur për situatën aktuale politike brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Sipas Harxhit, ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi person brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike që bën një opozitë të fortë, ndërsa e akuzoi Bashën se e ka kthyer PD-në në një parti personale dhe se po vijon me marrëveshjen e 18 majit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Duke i dhënë përgjigje pyetjes se përse Berisha nuk po bën diçka për të nxjerrë PD-në nga kjo situatë tha: “Berisha ka shprehur se sa i lënduar për situatën aktuale në të cilën ndodhet PD-ja, dhe këtë e tregon edhe me thirrjet e tij. Por sot ai është thjeshtë një deputet, dhe duhet që demokratët të bashkohen në një bindje dhe një ideologji.”, tha Harxhi, ndërsa tha se “Për interesa personale, marrëveshja e 18 majit vijon edhe sot”. /CNA.al





Lajmet e fundit nga