web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili ironizon Ramën: Bëhu zëdhënës se Kryeministrin se bën dot

22 Mars 2018, 18:50, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së udhëhequr prej tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vasili ironizon Ramën teksa thotë se ai duhet të bëhet zëdhënës shtypi sepse punën e Kryeministrit nuk e bën dot.

Sipas Vasilit, Kryeministri ndonëse duhet të ishte në krye të situatës së krijuar nga përmbytjet ai po i bën bisht asaj dhe është kthyer në një zëdhënës shtypi që poston foto në “Facebook”.

“Kryeministri te behet zedhenes shtypi se kryeminister nuk e ben dot.

Permbytjet vazhdojne dhe kryeministri nuk eshte ne krye te situates, por ne bisht te saj.
Kjo eshte perdhosja me e padegjuar e pergjegjesise publike dhe politike,qe asnje kryeminister ne pluralizem, por as ne monizem nuk ka guxuar ta beje.
Kryeministri eshte shnderruar ne nje zedhenes zyre shtypi qe poston foto ne FB.”, – shprehet Vasili.

Më tej ai shkruan:

“Populli mban mend qe edhe drejtuesit me te larte te monizmit ishin krye te puneve kur binin termete,kur kish rreshje te shumta dhe ne cdo rast fatkeqesie natyrore.
Edhe te gjithe kryeministrat e pluralizmit te majte e te djathte kane qene ne krye te puneve.
Ky kryeminister le te beje zedhenesin e zyres se shtypit se kryeminister as nuk di,as nuk do,as nuk e ben dot bile tani ka edhe frike ta beje.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga