“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të vendosur një simetri të ligë të së keqes. Për të noterizuar barazinë përballë të ligës mes të majtës dhe të djathtës që ndërrojnë vendet në pushtet dhe në opozitë. Që në krye të herës së pluralizmit, për çdo kritikë, çdo qortim apo mospajtim të njërës palë, i sulmuari mbrohej duke sulmuar oponentin. Duke krijuar një spazmë kronike krupe që herë jua çonte diafragmën në grykë shqiptarëve dhe herë jua zbriste aq poshtë sa ju bllokonte komunikimin periodik me tualetin.
Në vitet 90-të, nëse flitej për autoritarizmin e Berishës, kujtoheshin menjëherë telat me gjemba të diktaturës. Nëse flitej më pas për korrupsionin e të majtëve të Nanos, kujtoheshin direkt piramidat e Doktorit të djathtë. Nëse përmendeshin grabitjet institucionale të pronës publike dhe të parave me tenderat e rrugëve, shpërthimet në Gërdec apo edhe edhe vrasjet pa gjyq në Bulevard të ish-kryeministrit Berisha, hidheshin në treg lejet e ndërtimit të Ramës, pallatet për një votë dhe kujtoheshin etërit e djeshëm të diktaturës.
Kur Rama sot akuzohet për Cannabis, mungesë investimesh dhe arrogancë në qeverisje, në të njëjtën kohë përgjigja do të jepet me Lazaratin, për humnerën fiskale ku e la Shqipërinë Doktori bashkë me matufët e tij që vijnë rrotull duke gromësirë për politikë të madhe. Në të gjithë këtë hapërsirë, janë në dritë edhe ata që përjetojnë stres të pafundëm emocional kur shohin letër e laps; kërkojnë dritë edhe vëmendje edhe pjeshkat politike që kanë lidhje me këtë zanat po aq sa kanë kërmijtë e shiut me make up-in.
Nën akuzë për lobimin në SHBA, për kontabilitetin e dyshimtë të parave që shkuan për të blerë foton me Trump dhe dyshimet për bashkëkontabilitet rus në ato para, Basha zgjedh të përgjigjet me mënyrën e vjetër të të bërit politikë: edhe Rama ka paguar foton me Obamën.
Kjo lloj simetrie e ligë e të keqes është ndoshta shkaku kryesor që Shqipëria po bëhet vend i dëshpëruar. Po shndërrohet në një mangall i nxehtë për shumëkënd që kërkon të largohet prej saj. Duke vrarë shpresën, duke shuar dallimet thelbësore mes palëve, duke vënë shenjën e padurueshme të barazisë mes tyre, duke pretenduar se mbas çdo kamioni që del nga porti është fshehur drogë, se mbas çdo tenderi vidhen gjithë paratë, se mbas çdo teatri do të fshihet kulla e vet, se mbas çdo politikani fshihet thjesht një horr, shqiptarëve po ju hiqet besimi dhe shpresa tek e ardhmja.
Ky agresion i frikshëm oral që e sheh kryeministrin si kryebaron të drogës në Evropë dhe paraardhësin e tij si demonin që vret shqiptarë, që e sheh ministrin e brendshëm si dispeçer të krimit dhe liderin e opozitës si arkëtar të rublave ruse, e ka bërë të padurueshme të sotmen e këtij vendi. Dhe po i bind shqiptarët se çdo lloj rotacioni i mundshëm politik shërben për të ndryshuar vetëm hierarkinë mes Blerinës apo Joridës, raportin mes Taulantit apo Palokës, karriges së Erjonit apo Edmondit, vendit në qeveri mes Pandit të PS-së apo Aldos së PD-së. Natyrisht, edhe shkallën lart e poshtë në raportin mes Edit dhe Lulit.
Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha tashmë nuk është një çun i ri në politikë, por as ai nuk po i shkëputet për qamet zakonit dhe zanatit të vjetër të qepjeshkepjes së simetrisë. Po të arrestohet Frani i Lezhës, ai kthehet dhe kërkon arrestin e Vangjushit të Durrësit.
Nëse kapet kokainë në Maminas, ai vë menjëherë gishtin tek vellai i kryeministrit dhe i ministrit të brendshëm. E bën me një lehtësi të frikshme ? më parë e kanë bërë edhe kundër tij të njëjtën gjë ? sa tashmë nuk bën përshtypje. Për të treguar se çfarë statusi legjitim ka marë papërgjegjshmëria dhe kërkesa për të krijuar simetrinë e të ligës në Shqipëri, mjafton kjo lloj akuze e artikuluar seriozisht, që të tregojë në çfarë derexheje minimale është katandisur serioziteti në atdhe.
E shpjeguar thjesht: kapet një sasi e frikshme kokaine në ngarkesën e bananeve në Maminas. Loja e bananes përvëluese arriti nivele të pabesueshme absurdi, kur nuk diskutohej për drogën në vetvete, rrezikun që vendi ka nga depërtimi i saj, cënimi i sigurisë kombëtare e kështu me rradhë, por nisën të shtyrat për të gjetur nëse suksesi ishte vetëm lokal i Tiranës apo duhej ndarë dhe me partnerë ndërkombëtarë.
Të dyja palët shinë në këtë lëmë deri sa kuajt e opozitës gjetën pronarët e kokainës: vëllai i kryeministrit dhe ai i ministrit të brendshëm. Në një vend serioz, prokuroria do të duhej të merte frymë e lehtësuar. Do të shkonte urgjent tek Saliu e Luli, do t?u merte provat që ata kishin dhe do të fajësonte dy vëllezërit e vëllezërve me pushtet. Do të kërkonte ndalimin e tyre dhe do të çonte dosjen në gjykatë. Por prokuroria nuk e bën. Sepse edhe ata çunat e peshave të rënda të prokurorisë së krimeve të atij formati, e dinë që as Saliu e Luli sot dhe as Edi dje, nuk e kishin shumë seriozisht muhabetin kur e vizatonin njëri-tjetrin me ngjyrat e djallit.
Dhe kur ministri Xhafaj fton prokurorinë thjesht të bëjë detyrën, ??të thërrasë Bershën e Bashën? se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend??, Basha, në vend të thotë se po le përgjysëm kafen e mëngjezit dhe gjysmën e mbetur do ta pijë gjatë denoncimit në prokurori, reagon me inat sepse kështu ?prishen rregullat e lojës?. ?Po vendosin prokurorisë në urdhrat e qeverisë? Informacioni më i sigurtë që mund të japë unë për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri është që prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën?, thotë Basha, nën të njëjtën spazmë kronike të të bërit politikë karagjoze në një Shqipëri me gjithmonë e më pak seriozitet në politikë.
Ka një fakt që e dinë shumë, por pakkush e thotë. Alarmi që po tregojnë këmbanat e statistikave sot, do të jetë kob i sigurt i të nesërmes. Deri para pak vitesh nga Shqipëria largoheshin për në emigracion të rinj kryesisht të paarsimuar. Kryesisht nga periferia e vendit që linin një punë krahu në Shqipëri dhe ëndërronin një punë krahu në perëndim. Tashmë ka disa vjet që nga Shqipëria po tentojnë gjithmonë e më shumë të largohen njerëz të cilët i përkasin asaj që quhet shtresë e mesme.
Me moshë deri tek të 50-tat. Me një jetë të qëndrushme në Tiranë apo qytetet e tjera të mëdha. Me profesione të mira dhe të ardhura të konsiderueshme. Mes tyre mjekë e inxhinierë, arkitektë apo muzikantë. Njerëz që ikin për të shpëtuar nga dhembja që ndjejnë kur ju zbret diafragma poshtë e më poshtë për shkak të kësaj ligësie pa ligj që derdhet çdo ditë në Shqipëri nën okielon e politikës. Preferojnë të çojnë sytë nga këmbët për t?ju shmangur këtij vizatimi prej Sodome dhe Tirane, prej Gomorre dhe gonoreje që gomerët publikë i bëjnë simetrikisht ditë pas dite Atdheut të përbashkët.
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Nga Artur AjaziNë çdo vend demokratik, publikimi qoftë edh...
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Fiks 11 ditë pas kapjes së 613 Kg. kokaine të pastër në Mami...
Prof. Dr. Arben ManasterliuNa u lodh edhe Monika! Gjashtë mu...
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Nga Artur AjaziE ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...