Nga Ilir Levonja/ Kafe Pennsylvania
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Prof. Dr. Arben Manasterliu
Na u lodh edhe Monika! Gjashtë muaj opozitë bëri dhe i ranë bateritë. Sot, nuk dihet se nga fshihet e se çfarë bën. LSI-në ia ka lënë Titit, që del e flet përçart sa herë që e urdhërojnë, dhe papagajve të rinj deputetë të partisë së saj, të cilëve nga njëra anë i ka rënë fati të bëhen deputetë që në bankat e shkollës por nga ana tjetër i duhet të përfaqësojnë me kakofoni adoleshentësh partinë e tyre, sepse të vjetërit i mëson eksperienca që të mbyllin gojën e mos të bëhen kot heronj sepse pas ikjes së Metës, partia e Monës ka marrë fund.
Nuk linte televizor pa dalë Monika. Me raste edhe në dy a tre brenda ditës. Tani na është bërë modeste. Dhe rrallë e për mall na e shohin sytë. Thuhet se i mungojnë çismet që ja hodhi Ramës, sepse me sa duket ishin të preferuarat e saj.
Sapo u bë Monika kryetare e LSI-së nisën largimet nga partia. Si fillim këshilltarët e bashkisë Tiranë, më pas në Durrës, Fier e Gjirokastër. Edhe deputetët po i largohen Monës, pas Agron Çelës ka nisur edhe Ter Koka të bëjë negociata të dëshpëruara me PS-në në shkëmbim të mbrojtes për skandalet e ineceratorëve, por edhe të postit për kryetar bashkie në Durrës. Por PS-së nuk i hyjnë më në punë deputetët e LSI-së, sidomos në Durrës ku Dako nuk llogarit asnjë kundërshtar e i fiton vetë zgjedhjet, e do e lerë Terin me gisht në gojë, dhe filialin e Monës në Durrës pa LSI.
Të gjithë po e tradhëtojnë Monën. Askujt nuk ia mbante me Ilirin në kohën e tij të lavdishme, por Monës së gjorë po i bëjnë zbor të vetët me tërheqjen e tyre. Matrapazët, të pashkollët, sekserët e LSI-së janë fshehur të gjithë, kanë hallin se u hapen dosjet, e s?ka kush ti mbrojë më. Meta i bragtisi që përpara zgjedhjeve, dhe e ka lënë LSI-në në rënie të lirë, kush do i mbrojë? Të gjithë LSI-stat e kanë kuptuar që janë tradhëtuar. Tani më e dijnë të gjithë që tradhëtari ishte vetë ai që e themeloi LSI-në, e në momentin e saj më të delikat e shiti për karrigen e Presidentit. E teksa të gjithë LSI-stët janë të panikosur e të strukur në qoshet e tyre, Presidenti del i buzëqeshur duke pirë kafe në Pogradec apo në Gjirin e Lalzit. Sa më shumë qesh Meta, aq më shumë hesht Mona, aq edhe më shumë fshihen LSI-stët.
Po Rama? Më i fituari në të gjithë këtë histori është Edi Rama. Nëse mendoni se Rama shqetësohet qoftë edhe një sekondë për zgjedhjet e ardhshme e keni gabim. Edi Rama as që i llogarit më faktorët e politikës së brendshme; as Lulin, as Monën, as Berishën e as Metën. Rama nuk ka më kundërshtarë të brendshëm. Ai tashmë merret me politika rajonale e ëndërron plane të mëdha për figurën e tij si lider në rajon e ku ta dijmë se cfarë. Radarët e Ramës rrahin shumë larg e lartë, e këta që ka brenda i duken si miza, tërësisht të parëndësishëm. Me këtë gjendje që është opozita dhe drejtuesit e saj, ajo do i dhurojë Ramës shumë e shumë vite të tjera qeverisje.
Dhe të mendosh që përpara zgjedhjeve Meta, Tit Vasili, e të tjerë nuk i hapnin telefonin Ramës, i cili i telefononte tetëmbëdhjetë herë në ditë për t?u ulur e diskutuar koalicionin e ardhshëm. Tani Rama do gëzoje dhe kush e di sa mandate të ardhshme ndërsa LSI-ja është drejt asimilimit. E gjitha kjo prej arrogancës dhe tradhëtisë.
Këtë gjendje mjerane që është opozita, ndoshta e ka kuptuar që tani edhe Mona, ndaj edhe i janë shkarkuar bateritë. Rama nuk ia var, Basha edhe pse më i mbaruar se ajo, edhe ai nuk ia var. Kjo me sa duket ka sjellë krizë identiteti tek Mona. Zgjedhjet e ardhshme vendore do jenë një test shumë i vështirë. Nëse LSI-ja do tkurret jashtëmase në vota, sic edhe pritet, Mona do hyjë në historinë e politikës shqiptare si Zonja që iu largua partia e vet, e do mbetet edhe për pak kohë deri në zgjedhjet parlamentare si mëmë dhia me shtatë kecat e saj: Endritin, Flojdën, Kejdin, Klajdën, Silvën, Erisën (që ta mallëngjejë me këngë me zërin e saj të bukur), dhe sigurisht Elonën (që të shajë Ramën në Facebook me fjalorin e saj të limituar për shkak të nivelit të arsimimit).
Quo vadis Mona?
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Nga Artur AjaziE ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi d...
Nga Sulejman GjanaTë besuarit fort tek përgjegjshmëria dhe k...
Pak kush e harron “Zonjën e Parë” të vendit kur në mes të pa...
Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e polici...
Nga ARTUR AJAZILulzim Basha duket se nuk e ka mendjen më te...
Nga Ilir Levonja *Ajo që është e trishtueshme me këtë histor...
Dakord, mësuesit kanë një profesion fisnik. Por, sot më 7 ma...
Nga Zef ZEFILoja dhe rregullatNuk ka prindër, familjarë, edu...
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, institucioni ...
Nga koha e piramidave ka mbetur si trashëgimi brilante dekla...
Jemi mësuar që në mediat e huaja të zënë vend lajme pa fund ...
2 Marsi i vitit 1444 ditë në të cilën princat arbëror u mblo...
Në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Neco...
Për lexuesin në mënyrë të qëllimshme kemi vënë për ilustrim ...
Disa të kërrusur e të lodhur nga jeta, të zbardhur flokësh p...
Nga Dr. Bledar Kurti*Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë...
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona. Në hollet e ban...
Nga Mero BazeDy deputetë të Partisë Demokratike janë peshkua...
Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...