web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për financime të dyshimta të fushatës/ Shoqërohet në polici ish-presidenti

20 Mars 2018, 08:13, Kosova & Bota CNA

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shoqëruar në polici pas akuzave për financime të paligjshme nga Libia të fushatës elektorale.

Mediat franceze bëjnë të ditur se Sarkozy po merret në pyetje lidhur me financimet e dyshimta të fushatës se vitit 2007.

Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.

Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.

Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit në partinë e tij për ta mbështetur.





Lajmet e fundit nga