web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrimi i 2.5 ton drogë/ Hajdarmataj zbardh detajet e operacionit, ja si u arrestuan 43 persona

16 Mars 2018, 10:21, Kronika CNA

Kreu i Prokurorise se Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj në një dalje për mediat paraditen e sotme, së bashku me homologët italianë, ka folur në lidhje me operacionet e përbashkëta kundër trafikut të narkotikëve.

Besim Hajdarmataj dhe drejtori i antimafias në rajonin e Puglias në Itali, kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e tre ditëve më parë që çoi në arrestimin e 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë, ndërsa dy të tjera janë shpallur në kërkim.

Hajdarmataj tha se operacioni është kryer në koordimin e prokurorive të të dy vendeve përgjatë dy viteve ku janë sekuestruar 2.5 ton drogë.

?Nga operacioni janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë, 19 të arrestuar dhe dy në kërkim të cilët janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, të trafikut të narkotikëve Shqipëri-Itali, të lëndëve narkotike kanabis ku 2016-2017 janë sekuestruar 2.5 ton, 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë. Arrestimi si rezultat i hetimeve të përbashkëta të prokurorisë së krimeve të rënda tiranë dhe prokurorisë së barit në Itali.?- u shpreh Hajdarmataj.

Gjithashtu ai tha se në 2017 mes dy prokurorive është nënshtrkaur një marrëvshjeve për hetimet e përbashkëta hetimore.

Sipas Hajdarmataj, tre nga shqiptarët e arrestuar ndodheshin në vendin tonë dhe ishin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë.

?Ky operacion shënon finalizimin e një bashkëpunimi mjaft të suksesshëm, duke bashkuar edhe njëherë vullnetin tonë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Eshtë hera e parë që në nëj operacion të tillë marrin pjesë edhe oficerë të DIA-s të cilët treguan frymën e tyre të bashkëpunimit në terren me Policinë e Shtetit.

Ndërkohë është dhënë masë arrest me burg për Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi. Hetimet janë ende në vijim. Në kërkim jane shpallur edhe dy shqiptare Marlin Aliaj dhe Andi Peshku.?- deklaroi Besim Hajdarmataj.





Lajmet e fundit nga