web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pasi i tregova botës se isha lesbike, kalova në depresion”

15 Mars 2018, 21:00, Lifestyle CNA

Komediania dhe moderatorja e famshme Ellen DeGeneres gjatë një intervistë radiofonike për emisionin ?Armchair Expert? nga Dax Shepard, tregoi ndjenjat që përjetoi pasi tregoi prirjet e saj homoseksuale.

Për herë të parë që nga viti 1997 ajo rrëfeu për depresionin që kaloi, pasi pranoi publikisht që është lesbike. Vendimi për të dalë hapur mbi orientimin e saj seksual, jo vetëm që thuajse i shkatërroi karrierën, por gjithashtu nuk u ndje e mirëpritur në komunitetin LBGT.

Përfaqësuesit e LGBT i kthyen kurrizin pasi pretendonin se Ellen nuk kishte bërë asgjë të mirë për këtë komunitet. Gjithashtu miku i saj, Elton John, asokohe u shpreh për median amerikane se moderatorja ishte thjesht një qaramane lesbike, e cila duhet të ndalojë së ankuari dhe të bëjë humor.

Reagimet e miqve të saj dhe humbja e punës e bëri atë të kalonte një gjendje të rëndë depresioni.

?Isha aq e humbur nga depresioni saqë natën nuk vija gjumë në sy, qëndroja zgjuar dhe vetëm shkruaja në letër mendimet e mia dhe pyesja veten përse të gjithë më kthyen kurrizin dhe nuk më lejuan të isha vetvetja?, rrëfeu Ellen./CNA





Lajmet e fundit nga