web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dancing with the Stars BEST” gati! Ju zbulojmë personazhet e kastit të këtij viti

13 Mars 2018, 08:50, Lifestyle CNA

Është folur shumë në portale për ?Dancing with the Stars BEST? që po pritet të fillojë në Vizion Plus. Deri më tani, dy detaje i kemi të sigurta: spektakli do të nisë në fund të marsit (të premten e 23 marsit) dhe konkurrentë do të jenë personazhe të njohur shqiptarë që kanë marrë pjesë edhe në sezonet e mëparshme të ?Dancing with the stars?. Formula është menduar e tillë: dy personazhe-konkurrentë të çdo edicioni të mëparshëm do të garojnë këtë vit në edicionin ?BEST?.

Ndërkohë është folur në portale (ndonëse ende nuk është konfirmuar nga produksioni) se dy prezantuesit e këtij edicioni do të jenë Almeda Abazi e cila do të lërë për disa javë Turqinë për të qenë pjesë e këtij projekti dhe gjithashtu Rudi Hizmo, i njohur ndryshe si një nga ish moderatorët e ?3-jat? në In Tv.

Ndërkohë që për ju, Blitz.al  zbulon edhe disa nga konkurrentët pjesëmarrës të këtij viti. Burime pranë produksionit të ?Dancing with the Stars BEST? tregojnë ekskluzivisht për Blitz.al se kasti do të përbehet nga: Soni Malaj, Landi i ?West Side Family?, Mariza Ikonomi, Rovena Dilo, Kristi Popa, Amos Zaharia, Niko Komani dhe Aulona Musta.

Sigurisht do të ketë edhe disa konkurrentë të tjerë që priten të zbulohen në ditët në vijim. Ajo çka mund të themi duke mësuar personazhet e mësipërm është se do të jetë një edicion shumë special e me siguri do të ketë nga ato ?bëma? që të mbajnë të gozhduar para ekranit./CNA





Lajmet e fundit nga