web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Kush janë milionerët e ‘Bitcoin’, investuan pak para, ndërsa sot jetojnë në luks

9 Mars 2018, 11:55, Lifestyle CNA

Suksesi i Bitcoinit po ?trondit? të gjithë botën. Edhe pse shumë mendojnë se kriptovalutat janë një mashtrim i madh, fakti është se individë të shumtë janë pasuruar në këtë mënyrë. Për shembull, ish punëtori i ndërtimit Daniel Kolosi ka investuar 5 mijë dollarë në kriptovalutë së bashku me një mik vitin e kaluar. Për vetëm disa muaj ai fitoi 200 mijë dollarë dhe vlerëson se ky lloj biznesi do ta bëjë atë milioner deri në vitin 2019.

Një pjesë të madhe të shumës që ka fituar nga kriptovalutat e ka shpenzuar në pushime super luksoze, ndërsa është duke menduar të shpërngulet në Thailand. Erik Finman në vitin 2011 ka investuar 1 mijë dollarë, që i ka marrë nga gjyshja si dhuratë për 12 vjetorin. Sipas gjendjes momentale të kriptovalutës, ai për momentin ka 4 milion.

Finman ka bërë marrëveshje më prindërit, në rast që bëhet milioner deri në moshën 18 vjeçe nuk do të regjistroje fakultetin. Ai u pasurua më herët sa që kishte menduar,ndërsa prindërit i lejuan ta linte shkollën që në moshën 15 vjeçe.

Eddy Zillan ka vendosur që shpenzimin prej 12 mijë dollarëve ta investoj në kriptovalutë. Këtë para ai i ka fituar duke mbajtur orë për trajnim të tenisit, ndërsa kur i ka mbushur 18 vjet ka vendosur të rrezikojë. Tre vite më vonë në llogari ka pasur milion dollarë.

Ndoshta tashmë i keni të njohur vëllezërit Tyler dhe Cameron Winklvos. Ata një herë kanë paditur Mark Zuckerberg se gjoja ai ua kishte vjedhur idenë e Facebook-ut. Pasi kjo gje ju dështoi, ata ishin ndër investitorët e parë në kriptovaluta. Duke marrë parasysh vlerën e betejës, binjakët mund të jenë miliarderë e parë të Bitcoin?it në botë.

Përndryshe, ata fituan gjyqin kundër Facebook?ut dhe morën dëmshpërblim prej 65 milionë dollarëve, ndërsa në mars të vitit 2013 ata kanë investuar 11 milionë dollarë në monedha elektrike. Shuma e saktë nuk dihet, por besohet që të jetë diku rreth 100 mijë bitcoin në vlerë prej më shumë se një miliardë dollarë.

Rowan Hil la punën në minierën kur ishte 26 vjeç pasi kishte kthyer në dollarë paratë që kishte fituar në fushat e bitcoin?it. Paratë e fituara ai tani po i shpenzon në udhëtime./CNA





Lajmet e fundit nga