web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri-Kosovë, dy shtete një doganë të vetme

3 Mars 2018, 16:10, Aktualitet CNA

Thjeshtimi i procedurave doganore dhe eliminimi i burokracisë në vendkalimet doganore me Kosovën është një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare. Madje i nënvizuar disa herë edhe nga kryeministri, Edi Rama.

Në një intervistë për ATSH-në, këshilltari i kryeministrit për tatimet dhe doganat, Lulzim Rafuna deklaroi se thjeshtimi i këtyre procedurave dhe eleminimi i burokracive ka qëllim të vetëm, qarkullimin sa më lehtë të mallrave dhe qytetarëve në dy anët e kufirit.

?Gjatë mandatit të kryeministrit Rama janë bërë hapa shumë të mëdhenj në pjesën e integrimit dhe harmonizimit të procedurave doganore mes të dy vendeve. Janë arritje shumë të mëdha, të cilat nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë?, shprehet Rafuna.

Kërkesa e kryeministrit Rama, thotë ai, është që të avancojmë më tej në harmonizimin e praktikave të punës së doganës dhe policisë në kufi, për të lënë prapa në të shkuarën metodat e vjetra të punës dhe për të adaptuar metodat më të zhvilluara europiane të punës për kontrollin e mallrave dhe qytetarëve të dy shteteve tona në vendkalimin doganor të Morinës dhe Vermicës.

?Për këtë arsye objekti i cili është në përfundim e sipër në vendkalimin doganor të Morinës është ndërtuar për t?i shërbyer dy administratave doganore, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Është një objekt i cili është ndërtuar sipas kërkesave dhe standardeve të BE -së dhe plotëson të gjitha kushtet e operimit të përbashkët të dy administratave në një dritare të vetme. Fillimi i punës në një dritare të vetme, sipas pritshmërive tona është të nis në fund te muajit mars?, deklaroi këshilltari i kryeministritm ndër të tjera. /CNA.al





Lajmet e fundit nga