web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Revoltohet Rudina Magjistari:"Mos m'i shtoni vitet kot"

3 Mars 2018, 10:06, Lifestyle CNA

Ditën e djeshme, në mediat rozë ka qarkulluar një lajm në lidhje me moshën e moderatores sëfamshme shqiptare, Rudina Magjistari. Në lajmin në fjalë, thuhej se ndonëse duket fare e re, Magjistari në fakt është 44-vjeçe.

Por mosha e moderatores mesa duket paska qenë e pasaktë dhe për këtë ka reaguar vetë Rudina, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka sqaruar gjithçka.

?Informacioni është i pasaktë. Mos m?i shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos e besoni Wikipedia-n për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo!?-ka shkruar me ironi moderatorja e njohur, gjithësesi pa e zbuluar moshën e saj të vërtetë./CNA





Lajmet e fundit nga