web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Ke filluar sheh ëndrra me burgje, por...

1 Mars 2018, 21:51, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se ka emëruar drejtorin e burgut të Durrësit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se, personin në fjalë jo vetëm që nuk e ka emëruar, por as nuk e njeh se kush është.

“E mor Sali, si vajti dhe kjo puna jote! Ke filluar sheh ëndrra me burgje. S?ke faj! Nga meraqet që ke, mendon se drejtorët e burgjeve i emërokam unë.
Nuk e di dhe as nuk e njoh kush është Drejtor Burgu në Durrës, por e sigurt që ti je një gënjeshtar i rëndomtë. Kam një informacion për ty: me sa di unë, për makthet e tua shërben burgu i Peqinit.???.”, – shkruan Balla. /CNA.al





Lajmet e fundit nga