Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deklarata e ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se Artur Meçollari që është pjesë e grupit të delegacionit shqiptar në bisedimet me Greqinë, është një spiun i një shteti të huaj, ka ngjallur debate të ashpra, ku Artan Hoxha tha se pas kësaj deklarate Prokuroria ose duhet të mos lërë të marrë “frymë” Artur Meçollarin, ose duhet të procedojë ndaj Berishës, nëse ai gënjen.
Pas kësaj, ish-kryeministri Berisha, ka ndërhyrë me anë të një telefonate në “Studion e hapur”, teksa tha se informacioni i tij është i konfirmuar, ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarit Hoxha, duke e cilësuar atë si gënjeshtar dhe vrasës të dëshmitarit të tij.
“Ky informacion është botuar dje në të gjitha mediet. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha. Ma kanë konfirmuar oficerë madhorë të Forcave të Armatosura, por në mënyrë indirekte e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes, ku tha se është larguar nga puna për procedurë. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor.”, – tha Berisha.
Më tej ai akuzoi Artan Hoxhën për mashtrime dhe gënjeshtra si dhe për bashkëpunim me bandat.
“Trillime dhe mashtrime të paskrupullta nëpër studio, nga një i pafytyrë që keqpërdoret nga çdo bandë, gënjeshtar i paskrupullt”, tha Berisha.
Aty për aty i është kundërpërgjigjur edhe gazetari Hoxha i cili tha se gënjeshtari në këtë mes ishte ai, duke e akuzuar edhe për vrasje në Tropojë.
“Ashtu siç gënjen ti… Ke thënë e dua gjallë a vdekur. Ke thënë se nuk iki pa e pasur me vete shkëlqim? Haklajn o gjallë o vdekur. Je ti Zoti Berisha… Pas kësaj vrasje janë bërë më shumë se 160 vrasje. Nuk më zhduk mua siç zhduk Remzi Hoxhën, po nxjerr kufomat e tua nga varri.”, – tha ndër të tjera Hoxha., ndërsa i tha se e kanë kapur më 21 janar duke manipuluar provat.
Debati i plotë:
Berisha: Ky informacion është botuar në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes që tha se ai negociatori është larguar nga FA. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Sa per ate te ftuarin aty, ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je bashkëpunëtor bandash dhe vrasës?
Hoxha: Çdo shantazh dhe presion i joti nuk më tremb dot. T?i kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Ti nuk më tremb mua. Nuk më ke trembur dot asnjëherë. Më mbron e vërteta.
Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime?
Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit?
Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Hoxha: Po po, jam?
Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.
Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Tropojë o gjallë o vdekur? që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.
Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që ke kërkuar të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.
Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjentë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan?
Hoxha: Mos më co mesazhe të koduara mos më ço mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killearave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembur dot. Jo ti po as Meta, as Rama.
Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin?
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bish o Haklajve është një turp i shekullit.
Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Por sot u mor vesh që një njeri i dënuar dhe i larguar nga forcat e armatosura si agjent, ishte njeriu kryesor prapa shpatullave të Kotzias dhe ditëziut në Korçë kur u diskutua. 13 orë diskutime. Ndërsa lidhur me deklaratat e shpifësit profesionist që është aty. Gërveni ka deklaruar se u pranua çdo vërejtje e jona, dhe jo vetëm njëherë, por edhe herët e dytë. Duhen lexuar të plota rastet, jo çerek fraze.
Hoxha: Ore kush është sharlatan le ta lexojë të plotë. Herë tjetër ishallah qëllojmë të dy në të njëjtin emision, edhe aty i sqarojmë. Këto mesazhe nuk më trembin po ta them dhe njëherë. Mos më ço mesazhe të koduara se ke qenë President, kryeministrër. mos më ço mesazhe me kërcënime, ti njoh të gjithë zagarët që ke. Ta njoh të gjithë skuadrën e killerave që ke mbrapa. Ti kam nxjerrë kufomat që në Tropojë, e deri në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Nuk më tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Këto akuzat shaNuk më ke trembur dot në 25 vite. Jo ti po as Meta, as Rama dhe Nano?
Berisha: Ti je një bandit i paguar nga bandat. Vetëm gazetar nuk të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin e të ushqenin, etj.
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me truprojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë.
Berisha: Je zëdhënësi i bandave.
Hoxha: Mos denjo të më kërcënosh mua, dhe as familjarët e mi. E as më tepër të më futësh në konflikt me familjarët e atij të ndjerit. Do shkosh si Pinoçeti në burg, 85 vjeçf, me barelë do shkosh. Dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Derisa të gjendet vrasësi i tij, ti je vrasësi.
Hoxha: Dhe ti je hjekësi i Azem Hajdarit, mos harro. Ku e ke atë kasetën që i ke marrë Nezës, e ke të regjistruar. Kush e nxorri Zenel Nezës nga Shqipëria. Aty zbulohet.
Berisha: Problemi i këtij është se të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë merituar. Ky është përfaqësues i disa organizatave kriminale. /CNA.al
Botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka reaguar pas debatit ...
Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, se Artur Meçolla...
SYRI.net me drejtues Çim Pekën, e quajtur si një nga mediet ...
Rreth 30 miliardë euro do të kushtojë ndërtimi i korridoreve...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj në një k...
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e vazhdueshme të shiut dhe ...
Gjykata e Apelit të Kosovës ka marrë vendim për katër aktivi...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në rubrikën “Op...
Një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, organizuan s...
Metoda më e fundit e mbjelljes së flokëveSpitali Amerikan në...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot një skandal në li...
Prokurori i Antimafias Italiane deklaroi se tashmë trafiku i...
Sot është një ditë e ngarkuar, sapo është larguar Presidenti...
CNA.al, nëpërmjet një fotoje, ju sjell një detaj që nuk u pa...
Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij para deput...
Prokurori Kombëtar italian i antimafias dhe Antiterrorizmit...
Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur mëngjesin e sotshëm ...
Gjatë diskutimit për projektligjin për vetingun, kreu i Mini...
Disa ditë pasi Presidenti Ilir Meta iu drejtua me nje letër,...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me pronat e grabitur...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...