web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherri me ish ortaken, Renato Mekolli tregon arsyen: Nuk flasim më! Ajo filloi e para…

25 Shkurt 2018, 09:15, Lifestyle CNA

Këtë të shtunë i ftuar në emisionin  ?Thumb? nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë Renato Mekolli. Kohët e fundit në portale është shkruar gjatë për prishjen e marrëdhënies dhe të kontratës së bashkëpunimit me Oriela Nebiaj, moderatore në Top Channel dhe ish-ortakja e Renatos në restorantin e tij. Në ?Thumb? Renato ka treguar për herë të parë se ata nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.

?Po është e vërtetë që nuk e ndjekim njëri-tjetrin në Instagram. Filloi nga ana e saj. Jo nuk jemi më miq sepse u prish një gjë që filloi shumë bukur. Do kohën e vetë çdo gjë që të kthehesh përsëri. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk e dua fort apo që nuk më mungon por shpeshherë ndikon  egoja. Nuk na përputheshin mendimet për biznesin. Kur ta ndjejë do vete vetë t?i trokas derës. Në një ndarje e kanë fajin të dy. Unë jam shumë i apasionuar me punën time dhe të njëjtën gjë dua të japin edhe njerëzit që më rrethojnë në atë gjë.?,- rrëfeu chef-i i njohur./CNA





Lajmet e fundit nga