web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megan tregon të gjitha/ ‘Industria amerikane pasi mbaron punë me ty, nuk i intereson më’

24 Shkurt 2018, 22:00, Lifestyle CNA

Prej kohësh Hollywood është përfshirë në një sërë problemesh të ndryshme. Madje edhe aktorët janë shprehur kundër drejtuesve e producentëve.

Një ndër ta ka qenë edhe Megan Fox e cila ka treguar për punën e saj në Hollywood. Ylli i filmit ?Transformmers? ka treguar se në industrinë amerikane të filmit nuk ka moral dhe as siguri.

?Nuk shqetësohet njeri mbi të drejtat e individit aty. Për sa kohë që i mbijetoni xhirimeve ata kanë marrë prej jush atë që kërkonin, nuk ju intereson edhe nëse vdisni. Nuk ka rëndësi nëse thyeni këmbë apo krah?-ka rrëfyer Megan Fox.

Sipas saj në Hollywood nuk ka aspak rëndësi siguria dhe mirëqenia fizike, pasi sërish je në fund të listës./CNA.al





Lajmet e fundit nga